Toshkovski: 51 të vdekur nga zjarri në Koçan, mbi 100 të lënduar! Ja si ndodhi rasti👇🏻

“Sipas informacioneve fillestare të cilat i posedojmë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shkëndisë nga mjete piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçues në koncert. Në momentin e aktivizimit, me shumë gjasa shkënditë e kanë kapur pjesën e tavanit, që ka qenë pjesë e materies që digjet lehtë. Pas çka për kohë të shkurtër zjarri është shpërndarë në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur. Me dhimbje të thellë e njoftoj opinionin se në këtë tragjedi, sipas të dhënave që i kemi, deri tani jetën e kanë humbur 51 persona, ndërsa më tepër se 100 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spitalet në Shtip, Koçan dhe Shkup”, tha mes tjerash Toshkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *