“Ti këndon natën”! “Shko mbushi hundët pak, nuk e ke marr dozën”, eskalon debati në parlament mes Bexhetit dhe Imerit

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mes deputetit të Bashkimi Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti dhe deputetes së VLEN, Sara Imeri.

Sipas raportimeve, gjatë debatit Bexheti i është drejtuar Imerit me një koment në gjuhë fyese, duke i përmendur të kaluarën si këngëtare. Imeri ka reaguar me të njëjtin ton, duke iu kundërpërgjigjur me një deklaratë ofenduese që aludonte në përdorim të lëndëve narkotike.

Situata ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, të ndërpresë disa herë seancën dhe të bëjë thirrje për përmbajtje dhe respektim të etikës parlamentare.