Gjykata në Tetovë njeh Taravarin si kryetar të ASH, paralajmërohen masa për përdorim të paautorizuar të emrit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me një apel të qartë ndaj të gjitha grupacioneve që veprojnë në emër të saj, duke paralajmëruar se çdo përdorim i paautorizuar i emrit të partisë do të përballet me pasoja ligjore.

Reagimi vjen pas vendimit të Gjykata e Tetovës, e cila ka njohur Arben Taravari si kryetar legjitim të partisë. Me këtë vendim, Taravari zyrtarizohet në krye të subjektit politik, duke i dhënë fund paqartësive të fundit lidhur me udhëheqjen e saj.

Nga ASH theksojnë se çdo individ apo grup që në të ardhmen do të paraqitet në emër të partisë pa legjitimitet, do të përballet me masa konkrete ligjore.