Thaçi mbyll derën e bashkëpunimit me Qeverinë: Nuk kemi asnjë pikë të përbashkët!

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, deklaroi se bisedimet me qeverinë kanë përfunduar dhe nuk ka pikë të përbashkët mes PDSH-së dhe kësaj qeverie.

“E vërteta është kjo, e kam thënë moti, përsëri e përsëris. Gati se është e pamundur. Muajve të fundit ka pasur më shumë intensitet të bisedave, mos t’i quaj bisedime, duke kërkuar të dy palët pikat e përbashkëta mes kësaj qeverie dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Në fund erdhëm në përfundim, që ne, hiç, asnjë pikë të përbashkët s’kemi. Kështu që, më lejoni të konstatoj që ky muhabet sot edhe zyrtarisht mbyllet,” – tha Thaçi.

“Ne edhe pse kemi treguar dëshirë për konstruktivitet kemi ardhur në përfundim që nuk kemi asgjë të përbashkët me politikën e kësaj qeverie, dhe s’do të kemi.”