Thaçi largohet nga Fronti Europian?👇🏻
Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi nuk do të jetë më pjesë e koalicionit opozitar Fronti Evropian, mëson INA nga burime partiake.
Siç bëhet e ditur Thaçi është larguar nga Fronti që udhëhiqet nga BDI dhe se vendimi zyrtar pritet të konfirmohet gjatë këtyre ditëve.
Thaçi nuk ka qenë sot në konferencën e liderëve të Frontit Evropian lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë.

