Thaçi: Jo nga Kurti, por VLEN u krijua nga Mickoski në filan shtëpinë në Çair

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka befasuar me deklaratën e tij në Tëvë1, ku thotë se VLEN nuk u krijua nga Albin Kurti, por nga Hristijan Mickoski.

“Unë kam informata ndryshe – kumbara i VLEN-it ka qenë Mickoski në Çair, në filan zotit shtëpisë shqiptar. S’e përmendi, është qytetar i thjeshtë”, tha Thaçi.