Tetovë/ Ndërron jetë 29 vjeçarja në Sptalin e Tetovës

Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës, përcjel TV21.

Dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.

“Ministria e Shëndetësisë, lidhur me rastin e pacientes 29-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës, ka iniciuar mbikëqyrje inspektuese pranë ISHSSH-së.
Publiku do të njoftohet në kohë, pas përfundimit të procedurës për përcaktimin e gjendjes faktike”, thonë nga MSh-ja.