Taravari hedh posht zërat për tu bërë pjesë e Qeverisë

Arben Taravari si ushtrues i detyrës së Kryetarit të ASH-së, ka hedhur posht zërat për tu bërë pjesë e Qeverisë aktuale.

“Është një takim me strukturat e degës së Tetovës, një takim i rregullt këtë periudhë ne si kryesi e partisë praktikisht kemi vizituar gjitha degët. Thamë se do fokusohemi në rikonstruimin e degëve dhe nëndegëve dhe sëbashku me Ziadinin kemi kaluar të gjitha degët që nga Likova e deri në Strugë dhe sot ishte ideja ti thirim aktivistët tonë në Tetovë. Disa nga ato ishin të pakënaqur, kurse disa ishin të kënaqur dhe ata që kanë qenë kritik ndaj nesh të ulemi dhe të bisedojmë” – tha Taravari.

Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen se a janë të interesuar për tu bërë pjesë e Qeverisë?

“Nuk ka diçka të tillë, ne për momentin jemi duke organizuar partinë ku gati çdo ditë jemi në terren duke i takuar strukturat” -tha Taravari

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}