Takimi Escobar-Pendarovski: Mbështetja e fuqishme e SHBA-ve për hapin e radhës drejt BE-së

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Garbriel Escobar në kuadër të vizitës së tij në Shkup takoi sot presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. 

Nga kabineti i presidentit informuan se në takimin zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë vendi për të përparuar në këtë proces, përcjell INA. 

“Për arritjen e qëllimeve tona strategjike, e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, bëri të ditur kabineti i presidentit Pendarovski.

Presidenti po ashtu ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së SHBA-ve në arritjen e synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. “Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të avancuar procesin integrues në BE. Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon më të gjerë, në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.(INA)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

https://meezouletouh.net/6118983/?var={SOURCE_ID}&ymid={CLICK_ID}