Sulmet e SHBA-së në Venezuelë, mesazh që reflekton edhe në Ballkan 👇

Përderisa Presidenti Trump arrestoi Maduron, nënkupton se e ka vendosur seriozisht ndërhyrjen e tij në Venezuelë dhe kontrollin në të.

Nga kjo trazirë në pah kanë dalur edhe qëndrimet e liderëve botëror të cilët e përkrahin ose nuk e përkrahin ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë.

Sa i përket pjesës së Ballkanit, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë zgjedhur heshtjen e plotë, duke shmangur një qëndrim të hapur.

Në Kosovë situata është krejt ndryshe, pasiqë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti e kanë përshëndetur menjëherë aksionin ndaj Maduros!

Sa i përket në Tiranës, lidhur me këtë ndërhyrje ka reaguar Spiropali, e cila doli me një reagim zyrtar për të konfirmuar rreshtimin e saj dhe duke përshëndetur ndërhyrjen.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Mucunski në profilin e tij në X ka shkruar: “E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski.

Situata në botë, por edhe në Ballkan është e tensionuar, ku ndërhyrja e Trumpit në Venezuel tregon qartë se ndërhyrja e tij mund të zgjeroet edhe më tutje dhe një nga ato rreziqe mund të jetë edhe Ballkani.

Për më shumë pritet që të shihen edhe reagimet e liderëve të tjerë botëror.