Struga me rënie të dukshme të nxënësve në shkollat fillore
Në Strugë dhe rrethinë situata me regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore për cdo vit shënon rënie të thellë të numrit të nxënësve.
Situata më kritike është në zonat më të thella rurale. Nga shtatori, 505 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në klasën e parë në shkollat fillore të Strugës.

