Sot do të vihet në funksion një pjesë tjetër e autostradës Kërçovë-Ohër
Një pjesë tjetër e autostradës Kërçovë-Ohër do të vihet në funksion sot, njoftoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Sipas njoftimit, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë sot në hapjen e një pjese të autostradës Kërçovë-Ohër në kryqëzimin rrugor në aeroportin “Shën Apostolli Pavle” në Ohër.

