Skandali milionësh i Kasamit, Zejdi: Ua zuri bishtin dera, e mbyllën gojën!
Reagimi i plotëi Zejdit:
A thua vallë pse “liderët e ideologët” e BesaAAA gati dy javë fare nuk e kanë përmendur “Soravia”-në?
Siç duket ua kanë zënë bishtin me derë në komunën e Tetovës me kompanitë “Mujoba”, “Ereu” dhe “Ekopeu”?.
Nëse vërtet e kanë luftën kundër korrupcionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, atëherë njëjtë sikur për “Soravia”-në, (bile më tepër sepse bëhet fjalë për kryetarin e tyre) duhet të ngrejnë zërin dhe të deklarohen reth akuzave që:
– Kryetari i komunës së Tetovës (dhe i BesaAAA), u ka dhënë tenderë me vlerë miliona euro dy kompanive që janë themeluar në 2021 dhe kanë vetëm nga një të punësuar…
Ideologët e testaturës e kanë radhën të deklarohen, apo ndoshta ua ka kafshuar macja gishtat?

