Shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë, ka edhe viktima

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Irlandën veriperëndimore, njoftoi të shtunën policia.

Ndërkohë 8 persona të tjera u dërguan me urgjencë në spital ndërsa kërkimet për viktima të tjera vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi të premten pasdite në “County Donegal” në një stacion benzine Applegreen në fshatin Creeslough.

Pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në servisin Applegreen, i cili preku edhe banesat fqinje./euronewsalbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *