SHBA i vjen në ndihmë Ukrainës, lejon Ukrainën të godasë disa objektiva në Rusi me armatime amerikane
Presidenti Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm me qëllimin për të mbrojtur Kharkivin, sipas dy zyrtarëve amerikanë që janë në dijeni të çështjes.
Vendimi paraqet një ndryshim të qëndrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili deri më tani, kishte refuzuar me vendosmëri që Ukraina të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë.

