SHBA dhe Izraeli nisin operacion të përbashkët ushtarak kundër Iranit, rritet tensioni në rajon

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur një operacion të përbashkët ushtarak kundër Iran, duke shënjestruar infrastrukturë të lidhur me programin bërthamor dhe kapacitetet raketore iraniane. Liderët e dy vendeve deklaruan se synimi është eliminimi i kërcënimeve të menjëhershme dhe pengimi i Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi nisjen e operacioneve, të koduara “Epic Fury”, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpalli fushatën izraelite me emrin “Lion’s Roar”. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi gjendje të jashtëzakonshme pas kundërpërgjigjes së Iranit me raketa drejt territorit izraelit.

Raportohet për shpërthime në Teheran dhe masa të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet iraniane kanë pezulluar fluturimet civile dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore. Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, sipas burimeve, është transferuar në një vend të sigurt.

Teherani ka paralajmëruar “hakmarrje shkatërruese”, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore po interceptojnë raketat iraniane. Zyrtarë amerikanë bëjnë të ditur se operacioni pritet të zgjasë disa ditë dhe synon dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme.