Sela: Ndarja nga AKI, e nevojshme për imazhin e Aleancës

“Aleanca për Shqiptarët duhej të ndahej nga ky koalicion për shkak të shumë lojërave, por edhe për shkak të imazhit që ka partia. Aleanca për Shqiptarët është e pastër, pavarësisht përpjekjeve për ta futur në ‘koshin e të njësojëve’. Ne kemi pasur vetëm 45 ditë në Qeveri në vitin 2017, por brenda kësaj periudhe kemi sjellë ligjin për gjuhët, kemi vendosur kryeparlamentarin e parë shqiptar dhe kemi rrëzuar një regjim asokohe, që rezultoi edhe me anëtarësimin e vendit në NATO”, deklaroi Sela.