Seanca për ndryshimet kushtetuese do të mbahet me 18 gusht
Më 18 gusht është caktuar seanca për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pas dorëzimit të djeshëm nga Qeveria në legjislativ. Ky është praktikisht filtri i parë për shumicën e kërkuar sepse edhe kjo kërkon të paktën 80 vota.
“Sipas Kushtetutës dhe Rregullores, kryetari tashmë e ka caktuar seancën plenare për datën 18 gusht në ora 11:00. Para shqyrtimit të Propozimit në seancë plenare, sipas rregullores, Propozimi do të shqyrtohet nga Komisioni për Çështje Kushtetuese, kryetar i të cilit është kryetari Xhaferi”, tha Talat Xhaferi.

