Rrahje masive në Aeroportin e Shkupit midis qytetarëve turq, disa të arrestuar

Më 24.07.2025 në orën 18:19 në Kalimin Kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, oficerët e policisë kanë privuar nga liria J.A. (36), D.J.E. (27), D.S. (36), D.H.A. (44), D.B. (37), D.H. (40), D.A. (66) dhe D.M. (62), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkelje të rendit dhe qetësisë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura më parë.

Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të paraqiten shkresat përkatëse.