Rinia me Fatmir Limani: Qëndrim i palëkundur i Forumit Rinor zona 5

Përfaqësuesit e Forumit Rinor të Degës Rajonale Strugë , Ohër, Dibër, Resnjë, Dollnen,Kërçovës dhe Manastir theksojnë qëndrimin e tyre të palëkundur në mbështetje të vizionit dhe angazhimit të Fatmir Limanit.

Rinia vlerëson punën, përkushtimin dhe rrugën e ndërtuar me mund e sakrificë ndër vite, duke theksuar se çdo arritje e përbashkët do të mbrohet me vendosmëri dhe përgjegjësi.
Këtij qëndrimi i janë bashkuar edhe përfaqësues të diasporës nga Zvicra dhe Austria , si dhe disa forume të gruas brenda strukturave të Lëvizjes Besa, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj memorandumit të Bilall Kasami, të cilin e cilësojnë si të papranueshëm dhe në kundërshtim me interesat dhe vullnetin e bazës.

Ata theksojnë se nuk do të lejojnë që as edhe një pëllëmbë të dëmtohet nga ajo që është ndërtuar me djersë, mund dhe përkushtim nga Rinia, duke garantuar vazhdimësi, unitet dhe mbrojtje të vlerave të përbashkëta.