Rijad Shaqiri: Tradhëti është të sjellësh Stoilkoviqin në Mateç!

Likovë – Deputeti nga zona e Likovës, Rijad Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, i cili publikoi një fotografi me flamurin serb duke paralajmëruar vizitë në manastirin e Mateçit.
Sipas Shaqirit, ky veprim është një provokim i hapur ndaj banorëve të Likovës dhe tregon paaftësinë e qeveritarëve shqiptarë për të parandaluar tendencat pro-serbe në vend.
“Tradhti është të sjellësh Stoilkoviqin në Mateç, në një manastir ku për 23 vjet nuk ka qenë askush për vizitë, e ta përdorësh këtë për qëllime politike dhe provokuese,” ka theksuar Shaqiri.
Ai theksoi se banorët e Likovës nuk frikësohen nga askush dhe nuk do të bien pre e provokimeve, duke shtuar se komuniteti është i bashkuar për të mbrojtur dinjitetin dhe qetësinë e tyre.

