Qeveria e RMV-së miratoi zgjidhjet ligjore për vauçer prej 250 eurosh për studentët

“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM po e përmbush premtimin e saj ndaj studentëve, Ligji për Mbështetje Financiare prej 250 eurosh për secilin student tashmë është në procedurë parlamentare! Kjo masë i lejon çdo studenti të marrë fonde për blerjen e një pajisjeje elektronike – laptop, tablet ose pajisje tjetër, të nevojshme për mësim, kërkim dhe përparim. Studentët janë e ardhmja jonë, zemra e epokës së re. Kjo është arsyeja pse Qeveria qëndron fort pas të rinjve, pas dijes, pas mundësisë që të gjithë të kenë sukses, pavarësisht se nga vijnë.

Ne po ndërtojmë një shtet që investon në arsim, që nuk i harron të rinjtë dhe që hedh themelet për një shoqëri më të drejtë dhe më premtuese”, shkruan Mickoski në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *