Punonjësit e NP “Pyjet e Maqedonisë” ende nuk kanë marrë regresin pëe vitet 2023, 2024 dhe 2025

Regresi (K15) nuk është luks. Është e drejtë ligjore.

Çdo punëdhënës është i obliguar ta realizojë për të gjithë punëtorët që i plotësojnë kushtet.

Por çka po ndodh me NP “Pyjet e Maqedonisë”?

Punonjësit e këtij institucioni publik dhe të gjitha njësive rajonale ende nuk e kanë marrë regresin (K15) për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

Tre vite heshtje. Tre vite padrejtësi. Tre vite shkelje e ligjit.

Institucion publik që duhet të jetë shembull, sot është simbol i neglizhencës dhe papërgjegjësisë ndaj punëtorëve të vet.

Të punësuarit kërkojnë llogaridhënie, respektim të ligjit, dinjitet për punëtorët.

Drejtësia nuk është opsion – është obligim.