Prokuroria me detaje për djegien e veturës së Grubit: Të hetohet edhe mosdeklarimi i veturës

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas djegies së veturës ka dhënë urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Ndër veprimet e ndërmarra është dhënë urdhri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është autoriteti kompetent për evidentimin dhe monitorimin e gjendjes pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe kontrollimin e të dhënave në pasqyrat e gjendjes pasurore. Nëse kontrollet tregojnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore.”- thanë nga PTHP për TV21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *