Pollozhani: Vendimi i sotshëm i KQZ-së për uljen e numrit të këshilltarëve është i papranueshëm
⚖️Vendimi i sotshëm i KQZ-së për uljen e numrit të këshilltarëve nga 27 në 23 në Komunën e Strugës është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.
Ky vendim, i cili bazohet në një akt të qeverisë, jo vetëm që zvogëlon përfaqësimin e qytetarëve tanë në Këshillin Komunal, por përbën edhe një mohim dhe përjashtim të rreth 20 mijë banorëve të Strugës, të cilët në regjistrimin e fundit janë evidentuar si jorezidentë.
❗ Ky akt antikushtetues nuk është i dëmshëm vetëm në aspektin demokratik e përfaqësues, por sjell pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për komunën tonë. Si dëshmi kemi rastin e ndarjes së mjeteve financiare nga qeveria, ku si pasojë e këtij vendimi diskriminues, Komunës së Strugës iu mohuan rreth 2 milionë euro investime.
Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë betejën juridike dhe institucionale për të mbrojtur interesin e qytetarëve të Strugës dhe për të siguruar që zëri i tyre të mos shkurtohet nga vendime të njëanshme për kalkulime politike dhe përfitime të padrejta në dëm të qytetarëve të Strugës
✊ Struga meriton përfaqësim të denjë. Struga nuk do të heshtë.

