Pollozhani: Kërkesa e studentëve për provimin e Jurisprudencës është legjitime dhe e bazuar në ligj

Përfaqësuesi i Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Pollozhani, ka deklaruar se kërkesa e studentëve është e ligjshme dhe e mbështetur në kornizën juridike.

Ai tha se problemi nuk qëndron te ligji, por te vullneti politik i qeverisë për ta zbatuar atë, duke theksuar se kërkesa e studentëve për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe është plotësisht legjitime.

“Situata është e qartë. Kërkesa është legjitime, e mbështetur në ligj dhe gjithçka varet nga vullneti politik i qeverisjes”, u shpreh Pollozhani në Tv21