Përveç dëmeve, pandemia solli edhe ndryshime produktive!

Përkundër të gjithë veçorive negative që i solli pandemia si në humbjen e njerëzve, por edhe në krizat e vazhdueshme ekonomike, bota po tregon edhe disa eksperimente të cilat janë realizuar gjatë asaj periudhe dhe kanë rezultuar produktive. Këto rezultate pozitive kanë të bëjnë me ndryshimin e kushteve të punës të cilat kanë rezultuar produktive.

1. Pandemia na bëri të kuptojmë se mund të jemi produktiv edhe në kushte tjera pune!

2. Bota po provon orare të shkurtuara pune gjatë një jave dhe punonjësit po rrisin produktivitetin në punë.

3. Mbretëria e Bashkuar, prej në korrik, testoi një orar 4-ditor, pa shkurtime në pagë. Produktiviteti i punës vazhdoi i lartë, punonjësit u ndjenë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të motivuar.

4. Në Japoni, vendosja e vetëm 4 ditëve punë gjatë javës e ka rritur produktivitetin e punonjësve me 40%.

5. Në Islandë, për 86% të popullatës janë shkurtuar ditët e punës gjatë një jave dhe çdo punonjës ka mundësi të negociojë për oraret që kërkon.

6. Në Suedi dhe Norvegji, njerëzit kanë filluar të punojnë vetëm 6 orë në ditë.

7. Në Danimarkë, njerëzit e medias punojnë vetëm 33 orë në javë.

Më shumë se dy vite pas pandemisë, kjo është prova më e madhe se ka ardhur momenti që bota të zbatojë kushte tjera pune, që do të ndihmonin secilin prej nesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *