Përfundon takimi i Ahmetit me antarët e “Grupit të Zjarrit”

Pas plot 5 orëve, përfundon takimi ndërmjet Kryetarit Ahmeti dhe antarëve të “Gtupit të zjarrit”, takim i cili sipas Kryetarit të BDI-së ka vijuar me humor dhe kujtime të cilat i kanë kaluar bashkë për plot 20 vjet.

Pas takimit ato u paraqitën edhe para mediumeve, ku Kryetari Ahmeti theksoi se BDI është e bashkuar dhe jo e përçarë, me çrast do të kthehet debati brenda organeve partiake.

“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organ më i lartë në mes dy Kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedhë kryesinë, këshillin mbikqyrës dhe pasi të përfundojë mbledhja me këshillin e përgjithshëm, kryesia në kohën e mbetur tërhiqet për të zgjedhur organet e tjera të partisë” u shpreh Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *