Pendarovski thirr kundër kandidatët në “master debate”. Ja cili është kuptimi i tyre👇🏻

Nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit njoftuan sot se ideja e dy master debateve u është komunikuar kandidatëve të tjerë për president, dhe presin përgjigje. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë do të arrijnë marrëveshje, ndërsa shpenzimet do t’i ndajnë të gjithë. Debatet master do të zgjasin 180 minuta.

Nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit thonë se pritet të mërkurën për një përgjigje përfundimtare se a do të pajtohen kandidatët e tjerë. Master debatet janë për shtatë kandidatët. Nëse dikush pranon dhe dikush jo, ideja nuk do të realizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *