Pendarovski akuzon Qeverinë, për 10 vite me radhë nuk është realizuar asgje pozitive në arsim
Presidenti Stevo Pendarovski ka kritikuar sot Qeverinë në një emision në Televizionin Telma, duke thënë se për 10 vjet nuk është bërë asgjë në arsim dhe për këtë arsye kemi 95% analfabetë funksionalë.
“Analfabetizmi funksional prodhohet nga ky sistem. Ne duhet të hyjmë me ndryshime thelbësore, jo kozmetike. Fatkeqësisht, nuk shoh që kjo është bërë deri më tani dhe se ka plane për të bërë ndryshime thelbësore. Për t’ju thënë më hapur, gjërat nuk kanë ndryshuar dukshëm që prej 10 vitesh, pra pas këtij rreshtimi politik që erdhi në pushtet, pse? Ka shumë arsye, unë nuk jam ekspert i arsimit. Nuk janë bërë në fillim, por edhe pas ndërrimit të pushtetit në maj/qershor 2017, nuk janë realizuat disa punë që duhej bërë që arsimi të vendosej në një bazë disi të përtërirë”, thotë Pendarovski.
Ai tregoi gjithashtu se çfarë duhet bërë.
“Të gjitha fakultetet që kanë qenë të hapura në 10-15 vitet e fundit është dashur të auditohen. Të gjithë e dimë se nuk ka pasur staf, nevojë apo kushte për këtë. Kjo nuk u bë. Profesorët u sollën me furgona për të mbajtur mësim në Maqedoninë perëndimore dhe ata u kthyen dhe ne e dimë se si në fund meren diplomat atje”, thotë Pendarovski.
Sipas tij, të gjitha diplomat duhet të auditohen.
Sidomos magjistraturat dhe doktoratat që janë marrë atëherë, e sidomos nuk kam problem që të zgjerohen dhe të shkojnë prapa”, shton Pendarovski./Tv21


