PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI?

“Në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër atëherë do ulemi me BDI për të definuar detajet e mëtutjeshme” thanë për TV21 nga Partia Demokratike Evropiane.

“BDI mbetet e hapur për inkorporimin dhe absorbimin e gjithë potencialit intelektual dhe politik në vend, me qëllim avancimin e politikave dhe vizionit që janë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallim. Prandaj, kjo thirrje u drejtohet të gjitha subjekteve politike, asociacioneve shoqërore, intelektuale dhe profesionale, që të bëhen pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e vizionit tonë të përbashkët për një shtet stabil, demokratik dhe të zhvilluar”, shkruhet në komunikatën e integristëve.

Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë partitë e tjera që aktualisht janë në koalicionin AKI, si ASH-ja e drejtuar nga Arben Taravari dhe Lëvizja “Populli” e Skënder Rexhepit Zejdit. Përgjigjet e tyre do t’i sjellim gjatë ditës në tv21.tv.