Papa: Kisha është e hapur për komunitetin LGBT

Papa Françesku tha mbrëmë se Kisha Katolike është e hapur për të gjithë, përfshirë komunitetin LGBT dhe se ka për detyrë t’i shoqërojë në rrugën e spiritualitetit, por brenda rregullave të saj.

Ai, duke folur me gazetarët në aeroplanin që përdori për t’u kthyer në Romë nga Portugalia, tha gjithashtu se shëndeti i tij ishte i mirë pasi iu nënshtrua një operacioni hernie abdominale në qershor.

Pas kthimit nga festivali i Ditës Botërore të Rinisë Katolike në Portugali, Papa 86-vjeçar u shfaq në formë të shkëlqyer teksa iu përgjigj pyetjeve për rreth gjysmë ore në konferencën e tij të zakonshme për shtyp pas udhëtimit.

Një gazetar i kujtoi atij se gjatë udhëtimit ai kishte thënë se kisha ishte e hapur për të gjithë dhe e pyeti nëse nuk ishte në kundërshtim që disa, si gratë dhe homoseksualët, nuk kishin të njëjtat të drejta dhe nuk mund të merrnin disa sakramente.

Kjo ishte një referencë e dukshme për faktin se gratë nuk lejohen të bëhen priftërinj përmes sakramentit të urdhrave të shenjtë dhe se çiftet e të njëjtit seks nuk lejohen të martohen, gjë që është gjithashtu një sakrament, raporton Reuters.

“Kisha është e hapur për të gjithë, por ka ligje që rregullojnë jetën brenda kishës”, tha ai.

“Sipas ligjeve nuk mund të marr pjesë në (disa) sekrete. Kjo nuk do të thotë se ajo është e mbyllur. Të gjithë në kishë e takojnë Zotin në mënyrën e tyre”, tha Papa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *