Në një vendvotim të Kumanovës nuk ka filluar votimi
Megjithatë për shkaqe teknike në vendvotim 1100 të Kumanovës nuk ka filluar votimi fare për shkak të prishjes së pajisjeve. Ky vendvotim pritet të anulohet dhe të bëhet rivotimi një datë tjetër.
Megjithatë për shkaqe teknike në vendvotim 1100 të Kumanovës nuk ka filluar votimi fare për shkak të prishjes së pajisjeve. Ky vendvotim pritet të anulohet dhe të bëhet rivotimi një datë tjetër.
Deri në orën 15:00 nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 392.066 votues nga gjithsej 1.092.341, gjegjësisht 35,89%, kanë njoftuar nga KSHZ.
Излезноста до 15 часот на првиот круг претседателски избори е 35.89 отсто. Од вкупно 1.814.317 избирачи, од отворањето на гласачките места, до 15 часот гласале 392.066 граѓани.
Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I (48) nga Ohri sepse ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271 në Ohër. Siç njoftojnë nga SPB Ohër, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka kaluar në mënyrë të qetë, pa probleme, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angelov. Sipas tij, nga hapja e qendrave të votimit deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletës së…
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në autostradën Tetovë-Gostivar. Sipas informacioneve të para ka të lënduar. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po heton rastin e plotë.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Dimtire Shehu bëri të ditur se deri në orën 13:00, jehona e votuesve në zgjedhjet presidenciale është 26.35 % “Votues në këto 1720 vendvotime gjithsej janë të regjistruar 872.090 votues, gjithsej nga këto kanë votuar 229.803 votues, apo në përqindje 36.35 për qind”, tha Dimtire Shehu.
Bashkë me Albinën dhe Herën shfrytëzuam sot të drejtën tonë demokratike të votës.Sot është ditë me peshë historike për vendin tonë, andaj le të dëshmojmë pjekuri e kapacitet demokratik për Maqedoni europiane!Uroj mbarëvajtje të qetë dhe në frymë europiane të mbarë procesit zgjedhor!
Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 është 12,78 për qind, pra kanë votuar 229.417 votues. Këto…
Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të vendosin për ardhmërinë tone evropiane. Në zgjedhje nuk vendosim vetëm për atë se kush…