OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës, në të kundërtën do të protestojnë

“Ne kemi marrë të gjitha veprimet tona ligjore, kemi bërë kërkesë për shkarkimin e Dimal Bashës me datën 28 gusht, ju kemi drejtuar të gjitha grupeve parlamentare të Republikës së Kosovës, vetëm Listës Serbe nuk i kemi dërguar kërkesë, gjitha grupeve, edhe Vetëvendosjes. Ne si organizatë do të marrim vendim që nëse në seancën e parë që do të mbahet, nuk marrin vendim partitë opozitare dhe LVV të shkarkojnë Dimal Bashën. Arsyeja është se ka bërë një botim shkencor, bashkërisht me një maqedone, e cila ka bashkëpunuar më të, ka shkruar një artikull kundër UÇK-së, se gjoja pjesëtarët e UÇK-së, në vitet e ’90, që është edhe më keq, në kohën kur kanë qenë gjallë, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë tjerë dëshmorë, ka shkruar dhe thotë se janë merr me trafikim droge, që është e pavërtetë, një gënjeshtër. Dhe nëse Parlamenti ynë nuk merr vendim të shkarkojë Bashën, rruga do të jetë e pashmangshme. Ne nuk e preferojmë rrugën, por po na imponojnë, tash partitë politike po na imponojnë që të dalim në protestë dhe të kërkojmë shkarkimin e tij. Për protestë do të ju njoftojmë shumë shpejtë, pasi të kthehem prej Hagës, pasi e kemi edhe një protestë atje, dhe sot nuk mund të përcaktojmë datë, por me siguri do të jetë shumë shpejtë”, ka thënë Hyni Gucati – Kryetari i OVL-UÇK-së