Osmani: Shqiptarët nuk e shesin vullnetin e tyre për 1.000 denarë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe emocional për qytetarët, duke i quajtur zgjedhjet lokale “referendum për kthimin e tapisë së shtëpisë së vet” dhe “luftë për dinjitet dhe vetërespekt.”

“Ne nuk jemi popull që e shet vullnetin e vet zgjedhor për 1.000 denarë ose për një eskavator që kalon dhe bën një rrugë që nuk e ka bërë për 20 vjet.”