Osmani: I ka kapluar frika dhe po shpifin
“Është një rregull në fushatë. Kur një kamp politikë ka frikë, atëherë fillon shpikë. Prej kur doli anketa e fundit që tregoi dallimin 10% filloi një fushatë e propagandës dhe shpikjeve. Edhe kjo është e llojit tillë. Nuk ka pasur takim. Ata e kanë kryetar nderi të partnerit tyre të koalicionit, me të cilën janë nënshtruar aq shumë. Mund ta pyesin edhe kryetarin e partisë, i cili është i emëruar prej atij kryetari nderi. Ashtu që, nuk kalon kjo te qytetarët. Unë jam çdo ditë me qytetarët. Qytetarët duan fushatë pozitive. Pa shpikje pa manipulime. Ata duan shpresë. Në Çair po krijohet një lëvizje e re e shpresës, e rezistencës, një lëvizje për Çair të ri. Unë thash edhe dje, njerëzit masovikisht po na bashkëngjiten” u shpreh Osmani.

