Osmani: Është ngritur në vend një qendër hibride politiko-ekonomike që sulmon vazhdimisht BDI-në
“Ekziston një e ashtuquajtur Qendër Hibride Politiko-Ekonomike e cila është krijuar në vend nga qendra politike partiake, qendra biznesi të cilat vlerësojnë se barazia në vend është kërcënim për shtetin. Humbja e monopoleve etnike është kërcënim për shtetin dhe ata me çdo kusht po tentojnë të bëjnë kryesisht ndaj BDI-së duke e vlerësuar BDI-në si paradigmë e barazisë etnike në vend. NE i kemi konstatuar të gjitha argumentet për ekzistimin e një qendre të tillë hibride dhe në bazë të këtyre argumenteve u diskutua edhe për sulmin e djeshëm ndaj veturës që qe përdor Artan Grubi.”- tha Osmani.

