Në Tetovë protestohet për qenin që ra nga ballkoni 👇🏻
Një grup qytetarësh sot kanë mbajtur protestë dhe marshim paqësor nëpër Tetovë për rastin e një qeni që është filmuar duke rënë nga objekti në ndërtim e sipër dhe më pas ka ngordhur. Ata theksuan se janë të revoltuar dhe besojnë se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura. Ata kërkuan të përgjegjësi i këtij akti makabër.
Më 24 mars, SPB Tetovë ka njoftuar për zbardhjen e rastit dhe është konstatuar se nuk kanë qenë të sakta spekulimet se dikush e ka shtyrë qenin.

