Ndërron jetë nobelisti Ferid Murad
Nobelisti shqiptaro-amerikan në fushën e mjekësisë, Dr.Ferid Murad të martën ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
Lajmi mortor është kumtuar nga miq të tij në rrjetet sociale, përcjell INA.
Ferid Murad ishte me origjinë nga Gostivari, dhe se ai vite më parë ishte për vizitë në vendlindjen e të parëve të tij.

