Ndërkombëtarët me kritika për Siljanovskën, Kasami uron atë në rrjetin e tij social 👇🏻
Siljanovska gjatë betimit të saj aspak nuk e përmendi emrin e plotë të vendit Maqedonia e Veriut, por ajo u dëgjua disa herë duke e thekuar vetëm Maqedonia. Kjo ka ndikuar që të shfaqin kritika faktorë vendas, por edhe figura të larta ndërkombëtare se në këtë formë po e mohon marrëveshjen e Prespës e cila është marrëveshje kyçe për integrimin në BE.
Nga ana tjeter për Bilal Kasamin kjo nuk ka qenë aspak shqetësuese i cili ka qëndruar në krah të Mickoskit dhe në Facebook-un e tij mund të shihet urimi që i bënë presidentes pa mos e vënë në pah skandalin e saj për të cilin reaguan të gjithë.
Ja urimi i tij i plotë.
Sot mora pjesë në seancën e inaugurimit të presidentes së re znj. Gordana Siljanovska Davkova.
I uroj sukses në mandatin e saj. Po ashtu uroj që ta përfaqësojë vendin me dinjitet dhe të kontribuojë në rritjen e demokracisë dhe vlerave europiane.

