Nderim Polisi u zgjodh u.d. kryetar i Gjykatës Themelore në Strugë
Për ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë ishin propozuar Tançe Petreski, Nderim Polisi dhe Sonja Gjonçeska, ndërsa Këshilli zgjodhi Nderim Polisin. Gjithashtu u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Strugë.

