Mickoski përkrah iniciativën për heqjen e 20% nga Kushtetuta por vetëm me një kusht!
Mickoski ka deklaruar se është i gatshëm që të ulen për të biseduar dhe se o jep mbështetje iniciativës për të hequr 20% nga Kushtetuta, por me kushtin që të bisedohet edhe për heqjen e Badenterit dhe Balancuesit, përcjell TV21
“Nëse mendoni për normën prej 20%, e kam thënë shum herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo, por kjo është marrëveshje e re për Maqedoninë në të cilën duet të flasim edhe për normën e Badenterit dhe Balancuesit dhe të kemi një sistem të drejtë në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë sepse janë pjesë e një numri ose përqindjeje, por sepse vlejnë, sepse janë konkurues,sepse kanë njohuri etj” theksoi Mickoski/Tv21


