Menduh Thaçi: Asnjë kandidat, asnjë listë – PDSH jashtë zgjedhjeve!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë të ditur pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit të partisë se PDSH vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Sipas Thaçit, kjo përfshin jo vetëm mungesën e kandidatëve për kryetarë komune, por edhe mosgarimin me lista për këshilltarë.