Marin Mema: Shteti shqiptar duhet të reagojë zyrtarisht ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan në Maqedoninë e Veriut!

Shteti shqiptar duhet të reagojë zyrtarisht ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan në Maqedoninë e Veriut! Edhe më i rëndë është fakti se ato ndodhën në praninë e drejtuesve më të lartë të këtij vendi. Kjo frymë ekstreme dhe e rrezikshme… është e papranueshme! Shqiptarët janë autoktonë në ato troje dhe askush nuk duhet të heshtë përballe asaj që ndodhi pak ditë më parë! E përsëris… shqiptarët janë autoktonë dhe shtetformues në Maqedoninë e Veriut! Heshtja mund të çojë në përsëritje dhe përsëritja në kthesa të rrezikshme! Pa shqiptarët, nuk ka të ardhme! Kjo duhet t’u qartësohet zyrtarisht autoriteteve në Maqedoninë e Veriut!