Lucern/ Voziste 181 km/orë, arrestohet kosovari 👇🏻
Një 32-vjeçar me prejardhje nga Kosova është arrestuar ditën e martë pasi u kap duke vozitur makinën me shpejtësi të lartë në kantonin e Lucernës. Shoferi u regjistrua duke lëvizur me 181 km/orë në Bertiswilstrasse në Rothenburg, ndërsa kufiri i shpejtësisë në këtë rrugë jashtë qytetit është 80 km/orë, njoftoi policia e Lucernës, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

