Lirim Mehmetaj: Po dua të besoj se nuk është e vërtetë
Po dua të besoj se nuk është e vërtetë.
Se kryeministri i Kosovës nuk është kaq i rrjedhur dhe se këta politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk i konsiderojnë kaq dele qytetarët e tyre.
Pasi ia rregulloi Serbisë autonominë territoriale në Kosovë, barti Manastirit me vendim qeveritar tokat përreth në pronësi dhe u dërgoi letër të nënshkruar ndërkombëtarëve ku zotohet se, pos tjerash, forcat speciale nuk i dërgon në Veri, përveçse në koordinim dhe gjuhën serbe do ta bëjë lëndë nëpër shkolla gjithandej Kosovës, tashmë në mision për të përçarë shqiptarët në Maqedoni.
Kur ka qenë lufta atje, normalisht Albin Kurti e as dikush nga familja e tij nuk kanë marrë mundin të bëhen pjesë e UÇK-së, ama tash, tash që është mundësia e keqpërdorimit, pse jo.
Pse të lodhet Serbia, kur punën ia kryen kryeministri i Kosovës.

