Limi-Albës: Merru me burra të martuar

Situata mes Limit Hotit dhe Albës po bëhet gjithnjë e më e tensionuar brenda shtëpisë, me akuza të rënda dhe reagime emocionale.

Pak minuta më parë, Limi e ka akuzuar Albën se përfshihet me burra të martuar, një deklaratë që ka shkaktuar reagim të fortë emocional nga ana e saj.

Pas këtyre fjalëve, Alba ka shpërthyer në lot, duke theksuar se prej 24 orësh po kërkon të largohet nga shtëpia, pasi nuk po e përballon dot situatën e krijuar.

Ngjarja ka tronditur banorët e tjerë dhe ka sjellë reagime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa pritet të shihet se si do të zhvillohen më tej raportet mes tyre.