Largohet nga puna ushtari i tre luftërave për shkak të fotografimit me Skender Rexhepin

Deputeti Skënder Rexhepi sot në KlanMacedonia ka folur për një rast të hidhur që sipas tij ka ndodhur në njërën nga ministritë e udhëhequra nga Alternativa.

Sipas tij, një ish ushtar i UÇK-së, në gjednje të rëndë ekonomiko-sociale, pas vetëm 7 ditëve është larguar nga puna për arsye të afërsisë së ish ushtarit me deputetin Rexhepi.

“Sakip Fetahu ka kaluar tre luftra, arriti të punësohet tek ministri aktual. Pas 7 ditëve ministri e largoi dhe kjo ka ndodhur vetëm se ai njeri ka nxjerrë foto me mua. Njeri që e ka gjendjen e rëndë ekonomike është larguar nga puna vetëm sepse është fotografuar me mua. I hakmerret ministri”, ka thënë Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *