Lajm i mirë për pensionistët 👇🏻
Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë. Kjo do të thotë se pensionet që do të paguhen më 1 tetor duhet të jenë më të larta për këtë shumë. Pensionistët nga 1 marsi i vitit të ardhshëm duhet të marrin rritje shtesë prej 2.500 denarëve.

