Krenar Lloga: Nëse Hoxha Ahmet Kalaja është i rrezikshëm, atëherë ne jemi edhe me të rrezikshëm!

Në strukturat e shteti e sidomos në ata të sigurisë, ende ka segmente albanofobe dhe islamofobe. Kështu konstatoi në Klan Debat ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili këtë çështje e preku teksa fliste për ndalesën e hoxhës Ahmed Kalaja në Qafë Thanë. Ai premtoi zgjdihjen e këtij problemi, ndërsa si shembull për albanofobi përmendi edhe qëndrimet e VMRO-së kundër Bujar Osmanit, pasi ky i fundit kishte folur shqip në një takim zyrtar.

“Këto i shikoni edhe sot në deklaratat e një partie politike maqedonase ju ata vazhdojnë me fjalorin e tyre, që një ministri shqiptar duan t’ia ndalojnë të flasë në gjuhën shqipe dhe kjo as nuk do të lejohet nga ana e gjithë shqiptarëve”, tha mes tjerash Krenar Lloga.

“Në institucione ende ka struktura islamofobe dhe albanofobe. Ndalesa për Hoxhën Ahmed Kalaja është absurd. Edhe pse i takon MPB-së, jemi angazhuar që ta heqim ndalesën.

“NËSE HOXHA AHMED KALAJA ËSHTË I RREZIKSHËM, ATËHERË NE JEMI AKOMA MË SHUMË RREZIK” – ka thënë Lloga në KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *